Më i vogli i familjes së Anglisë, Arçi, rrëmbeu vëmendjen e Megan Markëll dhe Princit Herri teksa vajza e Desmond Tutusë thotë se ka për të qenë djalë që do të rrëmbejë zemra vajzash kur të rritet.

Princ Herri dhe Megan Markëll shkëlqenin teksa u shfaqën përpara kamera me djalin e tyre 4-muajsh.

Anëtarët e familjes mbretërore u takuan nga Arqipeshku Tutu, një hero i lëvizjes kundër aparteidit, dhe me vajzën e tij, Tandeka Tutu-Gxashe.

Arçi nuk ndaloi së buzëqeshuri para kamerave në shfaqjen e tij të parë në publik, teksa familja mbretërore po udhëton në Afrikën e Jugut.

Arqipeshku 87-vjeçar, fitues i çmimit Nobel, ka qenë drejtuesi i lëvizjes çlirimtare në Afrikën e Jugut gjatë burgosjes së gjatë të Mandelës.

 

 

 

FOTO GALERI
1/22
Arçi u shfaq për herë të parë në publik teksa familja mbretërore takoi Arqipeshkun Tutu, drejtuesi i lëvizes anti-aparteid kur Mandela ishte në burg

Top Channel