Në këtë punim hetohet etnikësia e epirotëve të lashtë qysh nga fillimi i epokës historike duke u bazuar në burimet e shkruara të lashtësisë, gjuhësisë, arkeologjisë, mitologjisë, folklorit, etnografisë, etj.

Ndërkohë që punimi i kushtohet Epirit klasik, për arsye gjuhësore, historike dhe etnologjike në të do të përfshihen edhe troje të tjera ilirie kufitare me të që nga fundi i shek. III p.k. filluan të njihen si Epiri i Ri në ndarjen e re administrative të dioqezës së Maqedonisë, të prefekturës së Ilirikumit, që përfshinte tërë Ballkanin Perëndimor nga Danubi deri në Kretë.

Duke shqyrtuar me kujdes të dhënat nga fushat më të ndryshme të historisë, gjuhësisë, arkeologjisë, mitologjisë, historisë kulturore etj., autori arrin në përfundimin bindës e të palëkundur se epirotët ishin një fis i madh i familjes së fiseve ilire dhe paraardhës vijëdrejtë të shqiptarëve.

Skeda e Librit

Fletët 354

V. Bot 2019

Vendndodhja Tirane

Gjuha Shqip

Tipi i publikimit Libër

Grupmosha mbi 14 vjeç

Statusi I ri

Numri i botimeve I parë

4- Përse pi mami

Familja s’është një fjalë.

Është një fjali!

Libri me autor Gill Sims është ditari i një mamaje të rraskapitur. Është ditëlindja e 39-të e mamit. Ajo po sheh perspektivën e së ardhmes plot me njerëz që e pyesin nëse dëshiron të shkojë në kurset e tyre të avancuara të jogës dhe klubeve tërë edukatë të librave, ku të gjithë hiqen si “nervozë” për një gotë verë Pinot Grigio dhe thotë gjëra të tipit “Oh, zot! Do ta pish dhe një gotë tjetër?”

Por mami nuk do t’i dorëzohet kaq lehtë kësaj nate të mirë mamash me prerje flokësh të kujdesshme, që “jetojnë për fëmijët e tyre” e mblidhen tek oborri i shkollës, duke u përpjekur të konkurrojnë njëra-tjetrën me anë të aktiviteteve jashtëshkollore dhe “arritjeve” të pasardhësve të tyre, si dhe duke u mburrur për pushimet e fundit që kanë bërë. Në vend të këtyre, ajo mbërthen një gotë të bollshme me verë, duke pëshpëritur FML (jetë dreqi) pa pushime. Këto, deri sa asaj i kujtohet një ide perlë që ka pasur…

Skeda e librit

Viti i botimit 2019

Vendndodhja e botimit Tiranë

Gjuha Shqip

Tipi i publikimit Libër

Grupmosha e leximit mbi 10 vjeç

Statusi I ri

Numri i botimeve I parë

Përkthyesi Afërdita Mali

I ri 1

Shtëpia Botuese Botart

Top Channel