Dhunuan në grup të miturën, në burg 19-vjeçarja në Fier/ Ndryshojnë masat për dy të tjerat, zbulohet se vajzat fusnin në kurth burrat dhe i shantazhonin
Një ekip shkencëtarësh kanë zbuluar një zonë arkeologjike thellë në pyjet tropikalë të Honudrasit, të quajtur “Qyteti i Humbur i Perëndisë së Detit”, ku janë gjetur edhe shumë specie gjallesash që diheshin të zhdukura.
Gjallesat janë të të gjitha llojeve: zogj, zvarranikë e gjitarë. Ky vend arkeologjik njihej si një mit i ëndërruar nga konkuistadorët e shekullit të 16-të. E vetmja gjurmë që ishte publikuar më pas, ishte raportimi i një aviatori, Çarls Lindberg, në vitet 1920, i cili tha se e kishte parë ng qielli kur po fluturonte përmbi zonë.
Shumë eksplorues janë përpjekur ta gjejnë qytetin e lashtë, dhe për herë të parë u identifikua një gjurmë në vitin 2015.
Por ajo që i befasoi më shumë ishte larmia e kafshëve që diheshin të zhdukura, siç i shihni në fotot e mëposhtme.
Top Channel