Poeti i gruas së bukur/ “Exclusive” sjell sonte në mbrëmje një dokumentar për Ali Asllanin

15/09/2019 12:28

Me ndihmën e të afërmve dhe miqve të të atit, mundi të merrte arsimim mjaft të mirë. Herët nisi të thurte poezi në turqisht dhe persisht. Po si shkoi më tej aktiviteti i tij politik dhe letrar?

Përse Ismail Qemali i besonte tërësisht këshillës së tij? Përse nuk u shkëput dot prej lirikës shqiptare dhe përse ende sot mbahet mend për poezitë e tij erotike?

Ndiqni sonte dokumentarin e përgatitur nga Monika Stafa në Exclusive ora 20:15 ‘Ali Asllani, Poeti i Gruas së Bukur’

Agim Vinca (poet): Ali Asllani jetoi në fund të shek-19 dhe gjysmën e parë të shek-20. … është një poet me një ëmbëlsi të veçantë, është një poet me muzikalitet të veçantë, është një poet mbi të gjitha i dashurisë. Ali Asllani është një Omar Kajan i letërsisë shqipe por në kushte të reja dhe moderne.

Nasho Jorgaqi (shkrimtar): Ai është një nga poetët lirik më të shquar që kemi ne. Poezia e tij ka një frymë të fortë lirike. Është një poezi shume e ndjerë, shumë spontane me një gjuhë të rrjedhshme. Jep atje psikologjinë e labit, labit të zgjuar, me humor dhe patriot në shkallën e lartë.

Sadik Bejko (shkrimtar): Ali Asllani hyn ndër poetët e mirë të lirikës shqiptare. Kur them të lirikës shqiptare d.m.th. të fondit më të mirë që ka lirika shqiptare në tërësinë e saj.

Ardian Asllani (Nip i A. Asllanit): Më vonë lexoja nga dorëshkrimet, nga e shoqja e Dhimitër Shuteriqit përmendte takimin e parë me Aliun dhe disa kujtime që ishin direkt të shkrimtarit.

Top Channel