Panik në aeroportin e Athinës, avioni me 184 persona në bord pëson defekt në ajër dhe detyrohet të bëjë ulje emergjente 12/05 09:54
Faqja “News Artnet” ka publikuar një listë me pikturat e edicionit “art berlin”, të cilat mund të blihen për një shifër që është më e vogël se 10 mijë euro. Janë pesë vepra arti që janë renditur nga kjo faqe dhe një prej tyre i përket kryeministrit shqiptar, Edi Rama.
Rama prezantohet me një pikturë që e ka realizuar me dokumentet e punës. Aty, ai ka derdhur fantazinë e tij nëpërmjet ngjyrave. Dhe sa mendoni se shitet ky punim në ekspozitë? Për 3500 euro.
Në veprat që ka përzgjedhur “News Artnet”, piktura e Ramës është më e lira, ndërsa të tjerat varjojnë me një çmim nga 5 mijë euro në 10 mijë euro.
Top Channel