Një trup qiellor me shpejtësi shumë të madhe, i cili është nisur nga një tjetër sistem yjor, është duke udhëtuar drejt sistemit tonë dhekëtë tetor pritet të kalojë shumë pranë planetit Mars.

Ky do të ishte i dyti trup qiellor që ka hyrë në sistemin diellor gjatë kohës që është vëzhguar nga njerëzimi.

E para ishte Umuamua, e cila kaloi në vitin 2017, dhe që shkencëtarët e Harvardit thanë se mund të ishte dhe anije kozmike aliene, për shkak të formës në formë cigareje.

Megjithatë, kur Umuamua kaloi pranë tokës, nuk u diktua asnjë shenjë jete aliene prej saj.

Shkencëtarët gjermanë tani besojnë se objekti i radhës, i cili u diktua më 30 gusht nga astronomi amator ukrainas, Genadi Borisov, është një tjetër mundësi që mund të jetë një mënyrë kontakti.

Shkencëtarët thonë se ndryshe nga Umuamua, i cili i befasoi të gjithë, ky është vëzhguar shumë më herët dhe do të mbahet nën vëzhgim për më gjatë.

FOTO GALERI
4/4
Raporti i fundit shkencor, nga qendra e astrofizikës në Harvard, tregon se objekti në formë puroje, me ngjyrë të kuqe të errët, që udhëtonte me 315.000 kilometra në orë, mund të ketë origjinë artificiale e të jetë dërguar nga një qytetërim jashtëtokësor për të studiuar tokën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA