Shkencëtarët e universitetit të Mançesterit kanë zbuluar një strategji të re që s’do lejojë që pacientët të humbasin flokët gjatë kemioterapisë.

Humbja e flokëve është një nga shkaqet më të mëdha të stresit për pacientët që duhet t’i nënshtrohen kurës së rëndë.

Studimi në laboratorin e profesorit Ralf Paus, te Qendra e Kërkimeve Dermatologjike, përshkruan se si mund të shmanget dëmi që shkaktohet te rrënjët e flokëve nga taksanet, ilaçet që veprojnë kundër kancerit.

Shkencëtarët shfrytëzuan vetitë e një lloji të ri ilaçi, të quajtur CDK4/6, dhe që arrin të bllokojë ndarjen e qelizave. Këto ilaçe janë pranuar nga mjekësia vetëm për terapitë e kurimit të kancerit.

Dr.Talvin Purba, i cili ka kryesuar studimin, shpjegon se edhe pse duket kundër intuitës, këto veti mund të përdoren përkohësisht për të ndaluar ndarjen e qelizave te flokët, pa ui nxitur efektet helmuese te rrënja e flokut.

Top Channel