“Jam i lumtur që vdiq”/ Donald Trump shokon me deklaratën për ndarjen nga jeta të ish-drejtorit të FBI: Nuk mund të dëmtojë më të pafajshëm 21/03 21:53
Një 32-vjeçar indian i maskuar si një plak 81-vjeç është arrestuar duke hipur në një aeroplan që po udhëtonte drejt New York me pasaportë të rreme.
Jayesh Patel i maskuar me mjekër të bardhë të lyer dhe syze të mëdha optike, arriti të kalonte kontrollet fillestare të sigurisë në një karrige me rrota.
“Ai ishte duke planifikuar të shkonte në SHBA për të punuar. Por profili i tij ishte i tillë që nuk do të kishte marrë lehtësisht një vizë, “tha një oficer i lartë policie për mediat lokale.
Top Channel