24/11 08:48
Me mijëra besimtarë shiitë mblidhen çdo vit për të përkujtuar vdekjen e Husain in Aliut, nipit të profetit Muhamed, ose ditën e Ashures. Ai vdiq në betejën e Qerbelasë, në vitin 680 të erës sonë. Lufta u zhvillua midis Husainit dhe Jazidit, për të vendosur se cili prej të dyve do të pasonte profetin si udhëheqës i Islamit.
Kjo është dita e dhjetë në muajin e parë të kalendarit islamik, dhe disa besimtarë e festojnë duke e çarë trupin me thika e duke bërë që të rrjedhë gjak.
Festimi i përvitshëm ka hapur shumë debate pasi përfshin edhe vetëlëndimin, gjë që ndalohet në Islam. Veç kësaj, ndodh disa herë që të ketë dhe fëmijë të përfshirë.
Top Channel