Fondacioni Gateway është një organizatë që dëshiron të promovojë turizmin hapësinor për qytetarët e thjeshtë dhe ka njoftuar qëllimin e saj për të ndërtuar hotelin e parë në hapësirë, me qëllimin për të pritur 100 turistë në javë deri në vitin 2025.

Struktura do të quhet Stacioni Hapësinor Von Braun, i cili ka qenw drejtor i Qendrës së Fluturimit Hapësirës Marshall të NASA-s.

Dizajneri Tim Alatorre u frymëzua nga konceptet e von Braun të përshkruara në vitet ’50. Hoteli, i cili do të mblidhet drejtpërdrejt në hapësirë ​​nga robotët dhe dronët, do të ketë formën e një rrote të madhe me diametër 190 metra dhe do të rrotullohet ngadalë për të gjeneruar një forcë centrifugale dhe për të simuluar atë gravitacional.

Duke qenë një strukturë pritëse që dëshiron të promovojë turizmin në hapësirë, hoteli gjithashtu do të pajiset me bare, restorante dhe një palestër.

Bazuar në teknologjinë e Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor, Stacioni Hapësinor Von Braun synon të ketë një popullsi të përhershme prej rreth 400 personash dhe do të pajiset me pajisje që do t’i bëjnë njerëzit të ndjehen në shtëpi. Hoteli do të simulojë forcën e gravitetit dhe do të jetë stacioni i parë hapësinor që do ta bëjë këtë.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel