Një fshat japonez i braktisur në shekullin e njëzetë është gjetur në pyjet e British Kolumbias, në Kanada.
Zbulimi është bërë nga arkeologu Bob Makëll dhe ekipi i tij.
Makëll ka kohë që përpiqet të gjejë sa më shumë kampe të braktisura në vitet 20-30 nga europianët e ardhur në Kanada, dhe ka gjetur shumë të tilla.
Duke gërmuar, ai ka arritur të zbulojë tehe të vjetra sharre e gjëra të ngjashme që vërtetojnë praninë e tyre. Por ajo që nuk priste të gjente në luginën e lumit Sejmur, ishte një fshat japonez që kishte ekzistuar e më pas ishte zhdukur shumë shpejt.
Makëll gjeti fillimisht disa gjurmë që e bënë të mendojë që ishte një kamp shitësish druri, që në vitin 2004. Por gërmimet dhe gjetjet kanë vazhduar vit pas viti, dhe pas 15 vitesh, u bë e qartë që nuk isthe thjesht kamp, por një fshat i tërë.
Top Channel