Gjashtë plazhe janë mbyllur këtë verë në Francë për shkak të pranisë së algave të gjelbra, tepër helmuese, që sipas ekspertëve mund ta vrasin një person brenda pak sekondash.

Algat lëshojnë gazra helmuese sapo lëvizen nga vendi, dhe mund t’i bëjnë vizitorët të humbin ndjenjat dhe të mos marrin dot frymë.

Sipas France 24, tre veta kanë vdekur deri tani, si dhe një numër i madh kafshësh, që nga qen, derra të egër e madje dhe kuaj.

Në korrik, një mbledhës midhjesh 18-vjeçar dhe një pensionist 70-vjeçar vdiqën brenda pak ditësh në plazhet e Bretanjës.

FOTO GALERI
6/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA