Turneu i US Open humbet kampionin e tij Novak Djokovic. Numri 1 i renditjes së botës që ka pasur probleme në shpatull gjatë këtij eventi, u detyrua të dorëzohej kundrejt dhimbjeve dhe të tërhiqet përfundimisht dhe këtë e bëri në ndeshjen e raundit të 4 me Stanislav Wawrinkën duke i dhënë mundësinë zviceranit të kalojë në cerekfinale.

Djokovic u detyrua të tërhiqej në fillimin e setit të tretë kur rezultati ishte 1-1, ndërkohë që Wawrinka kishte fituar 2 setet e parë 6-4 dhe 7-5.

Roger Federer nuk shfaq aspak mëshirë për David Goffin në sfidën e tij të 1/8 të finaleve të US Open. Tenisti zviceran fitoi me shumë lehtësi ndaj belgut me rezultatin 3-0. Tenistit 38 vjeçar iu deshën vetëm 1 orë e 19 minuta lojë për të mbyllur llogaritë e sfidës me Goffin duke i fituar setet 6-2;6-2;6-0

Për femra, Serena Williams vijon rrugëtimin e saj drejt titullit të saj të 24 Grand Slam në karrierë. amerikania preu biletën për në çerekfinale të US Open pasi mundi kroaten Petra Matric me rezultatin 2-0. Serena Williams ishte superiore ndaj rivales së saj dhe i fitoi setet 6-3;6-4 në 1 orë e 32 minuta lojë.

Klara Asqeriu

Top Channel