Ekspertë vendas dhe të huaj kanë kërkuar disa herë nga Qeveria që të tregohet e kujdesshme me koncesionet Partneritet Publik Privat, ndërkohë që opozita e konsideron skemë për vjedhjen e parave publike. Por kryeministri Edi Rama ka zgjedhur projektin e Rrugës së Arbërit për të treguar si funksionon PPP-ja, dhe që, sipas tij, rrëzon kritikat.
Sa i përket Rrugës së Arbërit, Rama thekson se ajo do të jetë gati brenda vitit 2021 dhe kompania do të shlyhet nga shteti për investimin brenda vitit 2031.
Reagimi
VIJON… shtrirja e gjurmës së Rrugës së Arbërit, përgjatë të cilës do të shpaloset jo vetëm për dibranët, po për të gjithë shqiptarët dhe flukset e turistëve që kjo rrugë do të tërheqë drejt mrekullive natyrore të Dibrës, një tjetër pjesë e panjohur e trupit të mahnitshëm të Shqipërisë që duam☀??
Rruga e Arbërit është një vepër inxhinierike komplekse, e cila po bëhet realitet pas dhjetra e dhjetra vitesh pritje e premtime, falë një Partneriteti Publik Privat, ku kompania investon kapital privat për realizimin e saj, BRENDA VITIT 2021, ndërsa shteti e shlyen kompaninë, BRENDA VITIT 2031?
(Ata që nuk dinë ç’janë PPP-të dhe hutohen e çoroditen nga gojët e shthurrura të politikanëve e komentatorëve parazitë, hipokritë e cmirëzinj, ja ku e kanë një shembull të thjeshtë?:
Atë që shteti mund ta bënte për 13 vjet (sepse ka edhe shume e shumë gjëra të tjera për të bërë dhe s’’mund t’i hedhë tërë ato fonde në gjë të vetme), investimi i kapitalit privat e bën për 3 vjet, në marrëveshje me shtetin, që garanton shlyerjen e investimit.
Top Channel