Autoritetet kineze e kishin ndaluar pjesëmarrjen e demonstruesve pro-demokracisë në një miting të njoftuar këtë të shtunë, në pesë-vjetorin e ditës kur Kina përjashtoi mbajtjen e zgjedhjeve demokratike.

Megjithatë, me dhjetëra mijëra qytetarë dolën sot në rrugët rrotull parlamentit të Hong Kongut, duke shkelur urdhrin e duke iu kundërvënë policisë me bomba molotov.

Këtë të premte, autoritetet arrestuan shumë aktivistë të rëndësishëm të protestave, madje edhe disa ligjvënës. Ndërsa sot, për herë të parë, policia po përdor ujë me ngjyrë blu, që sipas disa mediave mund të përdoret për t’i arrestuar protestuesit edhe pas përplasjes.

Demonstratat zunë fill nga një ligj shumë i debatueshëm për ekstradimin e personave të dyshuar për krime në Kinë, ku do t’u mbahej dhe gjyqi. Ky ligj është anuluar tashmë, por protestat u kthyen në një lëvizje më të gjerë pro-demokracisë, dhe përplasjet sa vijnë e po bëhen më të dhunshme.

 

FOTO GALERI
2/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA