Brukseli ka paralajmëruar Serbinë se duhet të heqë dorë nga një marrëveshje e propozuar së fundmi për tregti të lirë me Rusinë, nëse do t’i bashkohet BE.

Vendi ballkanik tha se planifikonte ti bashkohej Unionit Ekonomik Euroaziatik të udhëhequr nga Moska në tetor. Por, një zëdhënëse e Komisionit Evropian tha se Serbia duhej të tërhiqej nga të gjitha marrëveshjet ekzistuese dy palëshe të marrëveshjes së lirë, para se të anëtarësohet në bllok.

Komentet e komisionit vijnë pas një takimi mes presidentit serb Aleksander Vuçiç dhe Ambasadorit rus, Aleksander Botsan Kharchenko, që tha se marrëveshja do t’i garantonte Serbisë akses në një treg me kapacitet prej më shumë se 180 milionë njerëzish.

Tregu unik i BE në krahasim, përfshin mbi 500 milionë konsumatorë me një vlerë prej 17 trilionë eurosh. Botsan-Kharchenko tha në një postim në “twitter” se kjo është një ngjarje domethënëse që media po i kushton vëmendjen e duhur.

Unioni Ekonomik Euroaziatik, është krijuar në 2015 dhe përfshin Rusinë, Armeninë, Bjellorusinë, Kazakistanin dhe Kirgistanin.

Serbia është një aleate e hershme e Moskës por për tu anëtarësuar në BE vendeve u kërkohet që të vendosin politikat e tyre në një linjë me ato të BE, që përfshijnë edhe vendosjen e sanksioneve tregtare mbi Rusinë për veprimet e saj në Ukrainë.

Serbia aplikoi për anëtarësi në BE në 2009 duke u bërë vend kandidat në 2012. Bisedimet nisën në 2014 por pak progres është bërë që atëherë. Shumëkush në Beograd druan se vendi nuk do të bëhet anëtar deri në 2025. Ndërkohë Serbisë i duhet të zgjidhe edhe problemet me Kosovën për të rifilluar bisedimet me BE.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA