Comic-Con në San Diego nisi me një kor britmash dhe pellgje gjaku ndërsa Neë Line Cinema, zbuloi imazhet e para nga “IT: kapitulli 2”, seria që do të pasojë filmin që konsiderohet si më i frikshmi i zhanrit horror të të gjitha kohërave.

Studioja në pronësinë e Ëarner Bros, shfrytëzoi natën e prezantimeve në tubimin më të madh të fansave të kulturës pop në botë, për të treguar se e ka përmbyllur filmin që bazohet në një novel të 1986-s të Stiven King, për një klloun të frikshëm, që fshihet në gjirize duke ushqyer makthet më të këqija të fëmijëve.

Adaptimi u nda në dy pjesë nga regjisori Andy Muschietti; pjesa e parë u publikua në 2017-n duke mbledhur plot 700 milionë dollarë arkëtime. Ndërsa seria e dytë, që do të dalë më 6 shtator, sjell në rolet kryesore Jessica Chastain dhe James McAvoy-n si versionet e rritura të fëmijëve të përndjekur, që rikthehen në qytetin e tyre të frikshëm, 27 vite më vonë, për tu’ përballur me kllounin e frikshëm.

Të tjera momente kyçe të Comic-Con në San Diego, do të jenë edhe seria e pritshme Batëomen, terminatori i ri që rikthen Arnold Shvarzeneger-in, StarTrack-un që vjen me Patrick Steëart si edhe një ribashkim i Game of Thrones. Marvel Studios po ashtu pritet të zbulojë detaje për setin e ri të filmave të tij me superheronj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA