Ndërron jetë Indrit Çelaj, i riu u qëllua dje me armë në kokë
23/08/2019 09:43
Ka ndërruar jetë në spital i riu që u plagos dje në Tiranë me armë zjarri. Indrit Çelaj, 26 vjeç, ndodhej në gjendje kome për shkak se u qëllua në kokë me pistoletë.
Ngjarja ndodhi në rrugën “Muhamet Gjollesha”, ku i riu ishte duke kryer punime për kondicionimin e një vile. Pas një konflikti të çastit, 26 vjeçari mbeti i plagosur, por sot ndërroi jetë.
Top Channel