Fiks Fare/ Taksitë zënë vendin e qytetarëve për karikimin pa pagesë të makinave në parkimet në Tiranë Era e fortë që përfshiu qytetin e Vlorës një ditë më parë shkaktoi probleme kryesisht përgjatë zonës së Lungomares.
Në momentin kur nisi stuhia, bizneset ishin të mbushura me klientë, ndërsa erërat e fuqishme bënë që karrige, tavolina dhe sende të tjera të lehta të fluturonin, duke krijuar momente paniku.
Pamjet e kamerave të sigurisë kanë fiksuar momentet kur kalimtarët dhe turistët hynë me nxitim në lokale për t’u mbrojtur nga era e fortë. Pronari i një lokali në Lungomare shprehet se ishte informuar më herët për përkeqësimin e motit dhe kishte marrë masa paraprake për sigurimin e ambienteve të jashtme. Sipas tij, falë këtyre masave, dëmet kanë qenë të vogla.
Edhe qytetarët e Vlorës tregojnë se intensiteti i erës ishte i pazakontë dhe krijoi vështirësi për disa minuta, ndërsa turistë italianë shprehen se, megjithëse u surprizuan nga situata, nuk ndihen të frikësuar
Ata thonë se, nëse do të ketë sërish një furtunë të tillë, do të tregohen më të kujdesshëm dhe do të marrin masat e nevojshme për sigurinë e tyre. E ndërsa frika u largua, diell ia zuri vendin shiut dhe pushuesit në Vlorë i shohim sërish buzë detit duke marrë rreze.
Top Channel