Dita e 84-t e protestës/ Marshimi në rrugët e Tiranës nis mes tensionit, dy zonja nuk lejohen të flasin në megafon. Debat mes tubuesve “Lironi çunat, vajzat”, kjo ishte thirrja kryesore e protestës së 54, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pas përplasjeve të paradites para Kuvendit, ku policia shoqëroi disa prej organizatorëve.
Protestuesit akuzuan policinë për dhunë, por nuk munguan dhe zërat pro policisë.
“Policia është zemra ime, duhet ta ruajmë policinë”, tha një protestues.
Protesta e 54 nisi prej orës 8 të mëngjesit te Kuvendi, ku u zhvillua seanca e fundit plenare e këtij sesioni.
Protestuesit pritën deputetët me vezë e shishe uji, ku nuk munguan dhe përplasjet me policinë. Kjo e fundit u kundërpërgjigj me ujë me piper dhe gaz lotsjellës.
Disa efektivë dhe protestues u lënduan gjatë përplasjeve dhe u dërguan me ambulancë në spital për ndihmë mjekësore.
Top Channel