Michael Jackson në mur/ Në Helsinki hapet ekspozita e frymëzuar nga mbreti i Pop-it

21/08/2019 16:48

Një ekspozitë artistike e frymëzuar nga Michael Jackson është hapur në Helsinki, me organizatorët që insistojnë se ajo nuk është në të vërtetë një piedestal për këngëtarin që vazhdon të jetë i rrethuar nga aludime për abuzime, edhe një dekadë pas vdekjes së tij.

Michael Jackson: në mur – bën bashkë punime të reja dhe të vjetra që përshkruajnë yllin e popit dhe impaktin e tij në kulturën popullore, nga artistë mes të cilëve Andy Warhol, fotografi amerikan David LaChapelle apo ai britanik Grayson Perry.

Në ekspozitë mund të shihen 90 vepra, që kanë qëndruar më herët në galerinë kombëtare të portreteve në Londër. Më pas ato bënë një tur në Paris dhe bon para se të ndaleshin në Helsinki.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA