Vitrina e Librit/ Pesë libra që duhet t’i merrni me vete me pushime

12/08/2019 11:55

Alda Bardhyli

Vajza e Agamemnonit- Ismail Kadare
Sepse gjithnjë flijohet një grua. Një grua që ndryshon nga të tjerat. Një grua që ti vendos ta presësh deri në nëntë pa një çerek, e kur humbet të gjitha shpresat që ajo të kthehet, del i vetëm në rrugë. Më pas, ngatërrohesh në kujtime, kur i humbur në çaste intime mbaje sytë mbi pjesët e zbuluara të trupit të saj. Nuk të kish qëlluar që ndonjë femër tjetër, gjatë çastit të dashurisë të ruante një përndezje buzëqeshëse në fytyrë, si të shihte një ëndërr sublime.

Ajo derdhej nga mollëzat në nënkresën e bardhë, e cila edhe pasi mbetej bosh pas ikjes së vajzës, në terr e ruante për një farë kohe përndritjen, ashtu si ekrani i TV që të jep përshtypjen se edhe pas shuarjes e ruan njëfarë ndriçimi. E në çdo gjë të saj, ndjehej menjëherë se e donte dashurinë me përkushtim të thellë, mallëngjyeshëm dhe seriozisht. Ajo grua quhej Suzana.

Një i ri në Shqipërinë komuniste që ka një ftesë për në Tribunën e 1 majit, duke mbajtur në trup ankthin e një ndarjejeje, një ikjeje. Suzana, vajza e Agamemnonit duket se nuk do të kthehet më…

I shkruar nga shkrimtari në vitin 1985 me titullin fillestar “Vajza e mesme e Agammemnonit”, ky roman hyn tek ato dorëshkrime të nxjerra jashtë shtetit , siç e ka shpjeguar më vonë botuesi francez ClaudeDurand, për tu botuar atje në rast se rrethanat do ta kërkonin. Vepra do të botohej në shqip pas rënies së komunizmit.

Historia e një njeriu që përshkrohet nga humbja e dashurisë, nën ombrellën e festimeve zhurmuese të kampit socialist, është një lexim që jo vetëm do ju zhysë në histori, por do t’ju zgjojë fytyra dashurish të humbura në kohë, që vazhdojnë t’ju feksin plot shkëlqim.

Jeto për ta treguar- Gabriel Garsia Marquez

 Nuk mund të ketë jetë të mëdha pa pasione të mëdha. Kur lexova librin e GeraldMartin shkruar për GabrielGarsiaMarquez, do të më mbeteshin gjatë në kujtime kohët e kaluara nga shkrimtari në Paris, shkrimet e para në gazete, udhëtimi i tij bashkë me disa miq në Bashkimin Sovjetik, kthimi tek vajza që e kishte njohur herët, me flokët e zezë të thellë dhe ndrojtjen që i lexohej gjithnjë në fytyrë. Asgjë nuk kishte qenë më e rëndësishme për të se shkrimi. Ajo gjendje që ndryshonte perceptimin e gjithçka tek ai dhe arrinte ta përsoste deri në dhembje.

Por libri autobiografi i shkruar nga vetë shkrimtari “Jeto për ta treguar” që ka ardhur në shqip nën përkthimin e Bashkim Shehut, dhe “Onufrit”, është një nga librat më të bukur të vetë Markezit. Është një udhëtim në honet e kujtesës së një prej shkrimtarëve që dominoi me veprat që shkroi shekullin e XX, për të na shpalosur prej andej një udhëtim të jashtëzakonshëm që i është dashur të përshkruaje, në kërkim të ëndrrës më të madhe që deshi, shkrimin. Sepse pas gjithçkaje është dashuria, thotë Markez.

Neveria-Jean Paul Sarter

Shekulli i XXI gjithnjë e më tepër po i rikthehet një filozofi. Ai ështëJeanPaulSatre. Burrin në portretin e së cilit dallohen syzet e mëdha, po e njoh më mirë këto kohë nga njohja me letrat intime tëSimone De Beauvoir me mikun e saj të zemrës poetin NelsonAlgren, ku përtej padurimit të takimit me të, ajo i flet me adhurim për Sartrin. “vdekja e tij nuk na ndan, pasi e imja do të na bashkojë sërish. Ishte diçka e jashtëzakonshme të jetoja me të kaq gjatë”, shprehet ajo pas ndarjes së tij nga jeta.” Jam shumё e kënaqur se Sartri lexoi fillimin e ditarit amerikan (pretendoj se ёshtёnjё ditar) dhe ai mendon se ёshtё i mirё, kёshtuunё po e shijoj tё shkruarit e tij”, i shkruante ajo në një nga letrat.

Por në ka një libër nga Satre të cilin duhet ta lexosh patjetër është romani Neveria, ku shpaloset më së miri gjithë filozofia e tij. “Gjërat dhe njerëzit ekzistojnë nga fakti dhe jo se kanë të drejtë”, shprehet ai tek ky libër. Libri është përkthyer nga DianaÇuli dhe botuar nga Fan Noli.

 

Pedro Paramo, Juan Rulfo

“PedroParamo” ose murmurimat në shqip hyn tek ato lexime që kthehen për një kohë të gjatë në ndjesi që orvaten rreth jush, pasi i ke lexuar. Një muzikë e tërë zërash, konfigurojnë tek ju portrete njerëzish që nuk janë më, por që i ndjejmë shpesh përmes aromave shpërndarë në stinë të ndryshme. “Në qoftë se do ta kisha shkruar unë këtë roman, as që do të shkruajë më kurrë në jetën time”, do të shprehej për këtë libër GabrielGarcia Markez. I ardhur në shqip nën përkthimin e Bajram Karapollit dhe botimet Pika pa Sipërfaqje, ky libër është një njohje e vonë me letërsinë hispanike, një letërsi që padyshim do të ndikojë mbi vendet europiane.

 

“Burimi i vetëvlerësimit”- Toni Morrison

Toni Morrison hyn tek shkrimtarët e mi të preferuar, por njohja me librin e sa më të fundit “Burimi i vetërvlerësimit”, ishte një dhuratë e vyer.

Morrison, fituese e çmimit Nobel jep me këtë libër një reflektim mbi krizat e shoqërisë moderne, duke u ndalur në çështje që kanë trazuar botën, si 11 shtatori, një meditim mbi MartinLutherKing e një ton zemërues për JamesBaldëin. Morrisonpërshkon dhe çështje me të cilat janë përballur shkrimtarë të vendeve ish komuniste, si disidenca, rolin e artistit në shoqëri, të drejtat e njeriut, seksizmi, apo paraja.  Një elegancë mendimi e një ndjeshmëri të hollë, Morrison të fton në një njohje tjetër të kohëve moderne, duke përshkruar tisegati të padukshme të saj.

Top Channel