30/11 08:00
Presidentin i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka vizituar Teksasin dhe Ohio-n pas sulmeve të armatosura ku morën jetën e 31 personave.
Në Teksas 22 persona u vranë pasi u shenjestruan nga një njeri i armatosur, ndërsa në Ohio u vranë 9 persona.
Në Ohio ai vizitoi të mbijetuarit në spital. Trump tha se ishte i shqetësuar për rritjen e urrejtjes mes grupeve të ndryshme racore, etnike.
Në Teksas, Kongresmenja Demokratike që përfaqëson El Paso, Veronica Escobar, nuk pranoi ta takonte presidentin Trump me argumentin se Trump ka përdorur gjuhën e urrejtjes dhe të racizmit duke shkaktuar fyerje dhe dhimbje në vendin që ajo drejton.
Top Channel