10 vjet nga vrasja e katër policëve/ Gazetarja dedikim për dëshmorët

07/08/2019 14:50

Nga Anila Hoxha

7 gusht 2019.. ata mbajnë heshtje në varret e Dëshmorëve të Atdheut… Do ishte mirë që bashkë me dhimbjen të ndjenin edhe pak turp për humbjen e drejtësisë…

10 vjet nga vrasja e katër policëve

1. Saimir Duçkollari

2 Altin Dizdari

3 Fatos Xhani

4.Kastriot Feskaj

At Zef Pllumi tek “Rrno vetëm për me tregue ” e nis “sagën” për një jetë të madhe që quhet atdhe duke rrëfyer për këdo që ka ngelur njeri përmes katër vargjeve të thella.

Për Njeriun që vdes njeri dhe atë që ngel njeri…

Policët përveç Atdheut duhet të kenë ATDHE edhe njëri-tjetrin. Mes shumë parimeve ata nuk duhet ta tradhtojnë njëri-tjetrin, duhet të vazhdojnë të mbrojnë gjithçka që la çdo polic që është vrarë, çdo polic që është plagosur.

Të parën duhet të ruajnë Policinë, stemën dhe atë numrin me mbiemër që kanë në kraharor.

Pra At Zef Pllumi e nis kështu dedikimin:

Atyne që vdiqën njerz

Atyne që qendruen njerz

Gjatë asaj periudhe të vështirë

Në të cilën njeriu u shndrrue në kafshë pune.!!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA