Safet Gjici u betua paqësisht si kryetar i ri i Bashkisë së Kukësit.
Pas betimit në Prefekturë ai iu drejtua zyrës së tij në Bashki pa asnjë pengesë nga opozitarët.
Në prefekturë ishte bërë edhe konstituimi i Këshillit të ri Bashkiak. Demokratët u tërhoqën nga protesta me justifikimin se shmangën një skenar të dhunshëm me viktima.
Ndërkohë Valbona Sako është betuar si kryetare e bashkisë së Durrësit, gjatë ceremonisë së konstituimit të Këshillit Bashkiak që u zhvillua në sallën e Këshillit të Qarkut Durrës.
Në ceremoni ishte dhe Vangjush Dako, që drejtoi bashkinë e Durrësit në 3 mandate që nga viti 2007.
Vënia e tij në qendër të përgjimeve për dosjen hetimore nr.399 për shitblerje votash dhe bashkëpunim me persona me precedentë kriminalë e mbajtën larg mandatit të katërt.
Ndërsa së fundmi Departamenti Amerikan i Shtetit bëri publik vendimin për ndalimin e hyrjes së Dakos dhe familjes së tij në Shtetet e Bashkuara, për shkak te përfshirjes në korrupsion gjatë ushtrimit të mandatit të tij si kryetar bashkie.
Dako ka shmangur çdo koment të mundshëm në lidhje me këtë vendim.
Top Channel