Argëtimi i pushuesve në mbrëmje është një tjetër sfidë për turizmin në Shqipëri. Në qytete si Vlora, Saranda apo Durrësi ndoshta është më e lehtë të kalosh kohën. Baret e restorantet e kanë klientelën e siguruar por pushuesit duan më shumë.

Sfida më vështirë mbetet argëtimi i të huajve. Ata janë edhe kategoria me kërkuese. Të pyetur se si e kaluan këtë mbrëmje disa prej tyre përgjigjen:

“Në mbrëmje vetëm dalim për shëtitje dhe për të ngrënë. Bëjmë shëtitje dhe luajmë, bëjmë xhiro me biçikletë. Kam 6 vjet rresht që vij këtu. Ka shumë bare muzike. Shkojmë te këndi i lodrave për fëmijë. Për të mëdhenjtë janë biçikletat.”

Shëtitorja buzë detit në Vlorë është dhe vendi ku gjatë mbrëmjes ka grumbullime njerëzish e megjithatë duhet më shumë se argëtimet e improvizuara apo thjesht një xhiro me biçikletë për të thyer monotoninë e pushimeve dhe për të çlodhur pushuesit pas një dite të kaluar nën rrezet e diellit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA