Projekti i termocentralit “Kosova e Re” do të zvarritet në rast se Gjykata Kushtetuese interpreton vendimin e kryeministrit Ramush Haradinaj si rrëzim të menjëhershëm të Qeverisë.
Pamundësia që ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka të marrë vendime, do ta shtyjë afatin e aprovimit të çmimit final të projektit që pritet të prezantohet nga kompania ndërtuese në shtator.
Ndërsa nëse projekti vonohet për gjashtë muaj shkak i mos krijimit të qeverisë, kontrata parasheh penallti prej 19.7 milionë eurosh për qeverinë.
Oda Ekonomike Amerikane vlerëson se çdo vonesë është kosto për bizneset dhe largim i investitorëve të huaj.
E deri në ndërtimin e termocentralit, bizneset në Kosovë po vazhdojnë të përballen me mungesë energjie edhe në stinën e verës kur supozohet të ketë stabilitet me furnizim.
Në disa hulumtime të odave ekonomike, furnizimi me energji elektrike vazhdon të jetë në mesin e top tri barrierave kyçe në të bërit biznes.
E kundër projektit deri tani janë deklaruar dy subjekte politike LVV dhe PSD.
Top Channel