Fillimi i muajit fantazëm, në Tajvan, është festuar në qytetin verilindor të Yilanit, duke lëshuar fanarë në ujë, në mesnatë, për të bekuar të vdekurit.
Muaji fantazëm është muaji i shtatë në kalendarin hënor, kur besohet se portat e ferrit hapen dhe shpirtrat nga bota e përtejme janë të lirë të enden mbi tokë.
“Festivali është rreth 200 vjeçar. Ne i lutemi paraardhësve tanë, i bekojmë ata. Mënyra se si ne festojmë ka evoluar gjatë periudhës së okupimit japonez. Ne i bëjmë dhurata shpirtrave që kanë nevojë”, thonë njerëzit.
Gjeneratat më të vjetra i tregonin fëmijëve të tyre se gjatë korrikut, kur portat e ferrit hapen, dhe shpirtrat enden mbi tokë, nuk duhet të qëndronin zgjuar deri vonë.
Tani, njerëzit mblidhen të gjithë për të lëshuar fanerët në ujë, me emrat e tyre të shkruar mbi ta, për t’i bërë dhurata shpirtrave, për tu lutur për paqe dhe mirëqenie për të gjithë.
Top Channel