Këshilli Bashkiak i Cërrikut u konstituua në ambientet e shkollës 9 vjeçare “Aleks Buda”. Kryetari i dalë nga zgjedhjet e 30 Qershorit Andis Salla bëri betimin për të qeverisur në 4 vitet e ardhshme këtë qytet.
Jo rastësisht konstituimi u krye jashtë ambienteve të bashkisë, pasi ish kryetari Altin Toska i LSI ka deklaruar se nuk e njeh 30 Qershorin dhe do të qëndrojë në detyrë derisa të zhvillohen zgjedhje të lira e të ndershme.
Në të njëjtën orë në Cërrik, kryetari i PD, Lulzim Basha zhvillonte një takim me strukturat e partisë. Basha e cilësoi farsë të gjithë procesin e 30 Qershorit, ndërsa, sipas tij, përgjegjësit do të mbajnë përgjegjësi ligjore e penale.
Kryetari i grupit parlamentar socialist Taulant Balla nga ana tjetër e komentoi deklaratën e Bashës si një reflektim dhe pranim të zgjedhjeve të 30 Qershorit.
Këtë të enjte janë zhvilluar dhe konstituimet e këshillave bashkiakë në Librazhd e Belsh, ku përkatësisht, Kastriot Gurra dhe Arif Tafani u betuan për një mandat të dytë.
Top Channel