24/05 15:52
Parma ka fituar një tifoze mjaft speciale. Aktorja, prezantuesja dhe modelja Benedetta Mazza pritet të jetë një fanse më shumë për Parmën, në shkallët e stadiumit këtë sezon.
Bukuroshja italiane, e cila ka qenë pjesë edhe e “Grande Fratello Vip”, ka lindur dhe është rritur në Parma, teksa në një intervistë për mediat lokale, ka deklaruar se do të jetë më pranë klubit verdheblu.
“Jam një fanse e futbollit dhe natyrisht tifoze e Parmës. Angazhimet profesionale nuk më kanë mundësuar të shoh shumë ndeshje, por këtë sezon do të jem më shpesh në shkallët e stadiumit”, tha Mazza.
Top Channel