Vritet nga një sulm në qendër të qytetit Swansea të Birtanisë së Madhe ish-ndihmësi i Nënë Terezës. Mark Bloomfield vdiq në spital pasi u gjet i plagosur në rrugë.
Familja e 54-vjeçarit tha se ai ishte një punonjës bamirësie, që kishte shërbyer në të gjithë botën, duke përfshirë edhe një asistent special të Nënë Terezës në Kalkuta.
“Mark Bloomfield ndërtoi një trashëgimi që do të vazhdojë të jetojë në jetët e panumërta që hasi,” thanë ata në një deklaratë.
“Si ndihmës i veçantë i Nënë Terezës në Kalkutë, ai ishte një kontribuues thelbësor për misionin e saj dhe për ata që ajo kujdesej”.
“Në Indi, ai organizoi kampe të lira kirurgjikale të kataraktit dhe themeloi shkolla që i jepnin mundësi të rralla edukimit për vajzat. Në Afrikë, ai ndihmoi në ruajtjen e kafshëve të egra duke futur avionë ultradritë, për të luftuar sulmet e luftëtarëve.
Ata shtuan se Z. Bloomfield do të vazhdojë të ketë ndikim në jetën e të tjerëve si një donator organesh.
Policia po heton incidentin që lidhet me vdekjen e tij dhe po bën thirrje për informacion.
Colin Thomas Payne, 61 vjeç, nga Swansea, aktualisht është i paraburgosur pasi është akuzuar për shkaktimin e lëndimeve të rënda trupore. Një i ri 21 vjeç dhe një grua 50 vjeçe, u arrestuan në lidhje me këtë çështje dhe tani janë nën hetim.
Top Channel