![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2024/06/MixCollage-30-Jun-2024-05-28-PM-750-800x450.jpg)
30/06 17:37
Sapo mbylli pa bujë aventurën me Argjentinën në Copa America, Paulo Dybala ka marrë pushimet verore bashkë me të fejuarën e tij, Oriana Sabatini. Bashkë me ta në Miami të Shteteve të Bashkuara ndodhet edhe Rodrigo De Paul me bashkëshorten.
Mes dashurisë dhe miqësore, Dybala po shijon ditët e fundit në det, para se t’i bashkohet Juventusit në përgatitjet për sezonin e ri.
E ndoshta do të marrë fluturimin në një tjetër destinacion, pasi kërkohet me ngulm nga Tottenhami, Manchester United dhe PSG.
Top Channel