Wake Up/ Shqipëria për herë të parë me dy sportistë në Kampionatin Botëror të MMA-së

25/07/2019 13:40

Artet marciale të përziera gjithnjë e më shumë po gjejnë një përhapje në vend. Është rritur numri i sportistëve të rinj që marrin pjesë jo vetëm në kompeticione brenda vendit por edhe jashtë kufijve të Shqipërisë.

Vetëm pas pak ditësh në datat 2-4 gusht, vendi ynë do të përfaqësohet zyrtarisht për herë të parë në Kampionatin Botëtor të MMa-së (Arteve Marciale të Përziera) për të rinjtë me dy sportistë, Olsi Ruçi në grupmoshat 14-15 vjeç kategoria 62 kilogram si dhe Krist Kanushi, në kategorinë 66 kg.

Janë mbi 44 shtete që marrin pjesë në këtë kampionat me përfaqësuesit e tyre në këtë grupmoshë.

Top Channel