Nëse nuk mbrohesh siç duhet në këto temperatura të larta, rrezikon djegien e lëkurës. Ditët e para në plazh duhet treguar kujdesi maksimal.

“Ndjekim këshillat, që ditën e parë në plazh ekspozohesh 5 minuta në diell, gjysmë orë ditën e dytë, dy orë ditën e tretë e më pas qëndron me intervale më të gjata. Në qëndrojmë deri në 10 në plazh. Po, sigurisht përdorim kosin, lëkurën e kastravecit, kur digjemi.

Nuk përdor kremra, se kam merak për efektet anësore. Unë nuk e përdor kosin, se tërheq dhe than lëkurën”, janë shprehur disa qytetarë.

“Deri më sot nuk kemi parë ndonjë efekt të dëmshëm të mjekimeve popullore si kosi, kastraveci e domatja. Ne i rekomandojmë në momentin që dikush nuk ka mundësi të ketë një krem të përshtatshëm, për freskimin e lëkurës nga djegia”, ka thënë mjekja pediatre, Besjana Hoxha.

Ekspozimi i drekës është shkaku numër 1 i djegieve të lëkurës.

“Në orët e drekës fëmijët duhet të jenë në shtëpi po dhomë, jo në plazh, as në shezllon siç dëgjojmë prindër që pretendojnë se fëmijët nuk i kap dielli në shezllon. Çdo dy orë të lyhen me krem faktor të lartë mbrojtjeje, deri në 50. Kemi patur rastin e një familje me tre fëmijë, të tre me djegie të shkallës së dytë, pasi kishin gjithë ditën në diell, të pambrojtur nga kremi”, ka shtuar mjekja Hoxha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA