Përdhunoi dhe torturoi deri në vdekje Marigona Osmanin, jepet dënimi përfundimtar për Dardan Krivaçën Pas dorëheqjes së Kryeministrit Ramush Haradinaj mësohet se Kosova do të shkojë në zgjedhje të parakohshme në datën 8 shtator.
Sipas ligjit, zgjedhjet e parakohshme duhet të mbahen jo më herët se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë. Për këtë arsye, burime të RTK-së bëjnë me dije se Presidenti Thaçi ka vendosur që, në përputhje me afatet kushtetuese e ligjore, të shpallë zgjedhjet e parakohshme më 8 shtator.
Ramush Haradinaj dha dorëheqjen e tij si dhe konfirmoi shpërndarjen e qeverisë që drejtonte pasi mori ftesën zyrtare për në gjykatën e Hagës. Kjo është hera e dytë që Haradinaj lë mandatin e kryeministrit të vendit për të dëshmuar në gjykatën e Hagës.
Në një postim në Facebook Haradinaj falenderon të gjithë mbështetësit që e përkrahën këto ditë. Ai thotë se kjo mbështetje e madhe tregoi për njohje, e jo ndarjen e Kosovës e as Dodik Republikë në Kosovë!
Top Channel