Mbretërimit 10-vjeçar të Avatar-it si filmi me fitimet më të mëdha në botë, i erdhi fundi. Të dielën, Avengers Endgame i Marvelit kaperceu $ 2.79 miliardë dollarët në box office, ç’ ka e katapultoi atë në krye të listës, duke spostuar në vend të dytë rrëfenjën epike fantastiko-shkencore të James Cameron, edhe pse diferenca ishte shumë e vogel.

Kreu i Marvel Kevin Feige i përshëndeti arritjet në Comic-Con në San Diego këtë fundjavë, edhe pse në atë moment, filmit i duheshin zyrtarisht edhe 500.000 dollarë për ta thyer rekordin.

Vetëm në Britaninë e Madhe, Avengers nuk regjistron të njëjtin ndikim si nëpër botë, duke u rënditur i pesti për nga fitimet e siguruara prej shitjes së biletave.

Star Wars, the Force Awakens është ende filmi me fitimet më të larta në vend, i pasuar nga dy filma Bond, Skyfall dhe Specter, e me pas Avatari, i cili në Angli vazhdon të jetë përpara Endgame-it.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA