Fotografi Ernest Ballabani ka realizuar disa foto të mrekullueshme nga Liqeni i Dushkut në Gramsh. Liqeni ndodhet në afërsi të fshatit Lenie, në rrëzën veriperëndomore të malit të Komianit, në lartësinë 1105 m mbi nivelin e detit. Përfaqëson një liqen akullnajor, me gjatësi rreth 800 m dhe gjerësi rreth 400 m.

Në këtë basen ujor dallohen zambakët e mëdhenj të ujit. Rrethohet nga një pyll i dendur pishash me sipërfaqe rreth 12 ha. Së bashku me pyllin rrethues formon një ekosistem tepër interesant liqenor e pyjor. Ka vlera shkencore (gjeologjike, gjeomorfologjike, hidrologjike e biologjike), ekologjike dhe turistike.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA