Inter kërkon me ngulm që të transferojë Lukakun dhe i ka bërë një ofertë zyrtare Manchester United duke i ofruar 75 milion paund për belgun.

Trajneri i ri i Inter, Conte ka folur për transferimin e mundshëm duke thënë se i njeh mirë aftësitë e Lukakut dhe kur ka qenë trajner i Chelseas ka provuar ta transferojë atë tek Chelsea.

I pyetur për Icardin, Conte tha: “Inter ka qenë shumë i qartë me Icardin. Është një situatë shumë e thjeshtë. Inter i ka komunikuar që ai nuk është më pjesë e projektit. Ky është realiteti”.

Mediat në Itali e shikojnë si opsion të mundshëm përfshirjen e Icardit në transferimin e Lukakut, megjithëse trajneri i United Solskjaer ka thënë që nuk dua lojtarë të rinj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA