Wake Up/ “Travel bloger”-at shqiptare, mënyrë jetese por jo pa rreziqe

19/07/2019 13:06

Termi “blogerë udhëtimi”, veҫanërisht në vitet e fundit është përhapur aq shumë virtualisht duke u kthyer kështu jo vetëm në një mënyrë kënaqësie dhe stil jetese por edhe në një formë biznesi.

Bëhet fjalë për ata persona të cilët vendosin që të udhëtojnë në vende të ndryshme të botës, të promovojnë turizmin dhe të fitojnë edhe të ardhura. Me fuqizimin e rrjeteve sociale, kryesisht Facebook dhe Instagram,”travel bloger” janë bërë influencues për shumë ndjekës online. Ata i orientojnë njerëzit për vendet që duhet të vizitojnë, ku duhet të shkojnë për të bërë foto dhe video, cilat janë zonat më të bukura dhe ato më të rrezikshme, ku konsumohet më mirë e më lirë, si mund të udhëtojnë me më pak kosto…etj. Sot kishim të ftuara në “Wake Up”, Anxhi Çeliku dhe Delinda Muçollari të cilat na rrëfyen se përse kanë zgjedhur të jenë travel bloger/vloger dhe të ndajnë eksperiencat e udhëtimeve dhe jo vetëm me mijra ndjekës.

Top Channel