LIVE/ “Rama n’burg, Berisha n’burg”, rreth tre orë para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër kryeqytet: Opozita jemi ne 09/06 22:18
Janë ditë të nxehta vere, por jo të gjithë janë në plazh. Jo të gjithë të rinj e të reja janë kafeneve.
Aliona Çomo nga Elbasani studion mjekësi, por edhe pse periudhë pushimesh, të gjitha ditët atë e gjejnë në bibliotekën e qytetit ku qëndron me orë të tëra.
Si çdo bashkëmoshatar i saj, Aljona nuk i ka shpëtuar tundimit të internetit, apo rrjeteve sociale, por baza e saj e fortë dhe e palëkundur mbetet libri. Sipas Aljonës, dëshira për librin ngjizet në vogëli dhe është një dashuri që zgjat gjithë jetën.
Në këto ditë të mesit të Korrikut, biblioteka e qytetit duket e heshtur, ashtu siç edhe duhet të jetë, po ajo nuk është e zbrazur. Ka ende të rinj që pushojnë dhe çlodhen duke lexuar.
Top Channel