Komisioni i Pavarur i Kualifikimi ka konfirmuar në detyrë drejtuesin e Prokurorisë së Krujës Petrit Çano. Më herët prokurori Çano u përball në seancat e para të vettingut  me dyshimet për pamjaftueshmëri financiare për dy vite si dhe me denoncimin e një qytetari, i cili pretendonte se vajza e tij kishte dëmtuar aksidentalisht një mjet-fakt ky i pavërtetuar nga hetimi i Prokurorisë.

Çano është vlerësuar pozitivisht për pastërtinë e figurës. Drejtoria e Sigurimit të Informacioneve të Klasifikuara nuk ka gjetur kontakte të drejtuesit të Prokurorisë së Krujës me persona me lidhje me krimin e organizuar, duke rekomanduar përshtatshmërinë e tij për vazhdimin e detyrës. Për profesionalizimin, Çano është vlerësuar shumë mirë nga Prokuroria e Përgjithshme.

KPK ka shkarkuar nga detyra kandidaten për Gjykatën Kushtetuese, Anila Kristani. Për këtë Gjykatë ishin pa iu nënshtruar procesit të vettingut 3 gjyqtarë, Kristani, Panajoti dhe Mustafaj.

KPK ka konfirmuar në detyrë vetëm Regleta Panajotin, ndërkohë që Ilir Mustafaj nuk mundi ta kalojë këtë proces, që u zhvillua një ditë më parë. Mustafaj tha se do të apelojë vendimin, sipas tij të padrejtë.

Ndërkohë, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi është në pritje të vendimeve për këta 3 kandidate, që më pas të bëjë renditjen e pikëzimit për të gjithë kandidatët që synojnë Gjykatën  Kushtetuese.

 

FOTO GALERI
3/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA