Vendi ku frymojnë humbur thellë këngët legjendare, tregimet e Orëve, flokët e Zanave, të cilat jetojnë në shpirtin e erës. Kështu frymëzon Thethi Za Festin. Tashmë tre vjec, festivali për këtë vit fillon më 1 gusht.
Nëse nisi nga idea thjesht për të mbrojtur mjedisin e atyshëm, apo kjo ishte thjesht preteksti për të bërë bashkë artistët ha diskutim.
Megjithatë ky festival tashmë ka besnikët e vet.
“Nga artistët kemi Elina Dunin. Që vjne me muzikë të re, me kompozime dhe këngë të reja. Kemi Piers Faccini, një artist i anglezo italian, i rritur në Francë. Bob Berky, që ka udhëtuar gjithë botën dhe festivalet më të mëdha, që vjen për të animuar festivalin. Do të jetë një risi.Do të kemi Arben Bajraktarin që tregon poezi, gojdhëna, tregime. Do të kemi Agona Shportën nga Prizreni”,tha Vlashent Sata, drejtor artistik.
Sigurisht që festivali më kohën është rritur, megjithatë frekuentueshmëria ngelet ende një surprizë. Sipas Satës qëllimi është mesazhi pozitiv i artit.
“Qëllimi ka qenë ribashkimi i njerëzve nëpërmjet artit dhe të mundim të hapim disiplina të tjera. Si bisedime, kinema verore në qiell të hapur. Do të kemi transmetim të dy filmave. Dhe qëllimi për ne është që nëpërmjet artit të ngjallim njëlloj shprese për tu angazhuar, për të ndryshuar gjerat, duke u nisur nga vetvetja pak nga pak”, u shpreh Vlashent Sata, drejtor artistik.
Një tjetër veçanti e këtij festivali është rizgjimi i kulturës shqiptare përmes gojëdhënave, tregimeve, legjendave dhe përrallave të moçme. Një udhëtim në kohë i shoqëruar nga interpretimi emocionues i Arben Bajraktaraj, një nga aktorët shqiptarë më në zë në Francë e më gjerë.
Unë do kem edhe disa kompozime të reja, që do vijnë për herë të parë në Theth.Me dëshirën për të gëzuar sëbashku.
Top Channel