Pas rrëzimit të Vitore Tushës dhe Bahri Shaqirit nga maxhoranca parlamentare, presidenti Ilir Meta ka propozuar profesor doktor Petraq milon për kryetar të Kontrollit të Shtetit. 

Përmes një deklaratë zyrtare, Presidenca e cilëson zotin Milo si një personalitet me eksperiencë të jashtëzakonshme dhe kontribut të spikatur në fushën e ekonomisë.

“Përvoja akademike brenda dhe jashtë vendit, si dhe bashkëpunimi me institucionet më të rëndësishme financiare botërore dhe të Bashkimit Europian, janë një faktor i rëndësishëm në zgjedhjen e Petraq Milos si kandidat për kreun e KLSH”

Në deklaratën zyrtare presidenca thotë se kreu i shtetit ka lexuar me shumë vëmendje sugjerimet e kuvendit të Shqipërisë lidhur me profilin profesional që duhet të ketë kandidati për kryetar të KLSH-së. Sipas presidentit, kandidatura e zotit Milo është më e përshtatshmja në përmbushjen e këtyre kritereve.

Petraq Milo është diplomuar në Fakultetin Ekonomik të Universitet të Tiranës dhe më pas ka ndjekur studimet pasuniversitare në Francë. Aktualisht  mban gradën doktor i shkencave në ekonomi dhe paralelisht punon si lektor pranë fakultetit të ekonomisë.

Më parë zoti Milo ka shërbyer si këshilltar i kryeministrit dhe anëtar i bordit mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Kandidatura e Petraq Milos është emri i tretë që Kreu i Shtetit, propozon për në krye të kontrollit të shtetit. Dy kandidaturat e para, ajo e Bahri Shaqirit dhe vitore tushës u rrëzuan nga maxhoranca në parlament.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA