Kryeministri maqedonas Zoran Zaev, ka firmosur shkarkimin e mbi 50 drejtorëve dhe anëtarëve të ndërmarrjeve dhe agjencive shtetërore, për shkak të mungesës së rezultateve në menaxhimin e tyre.

Në mesin e drejtorëve të shkarkuar janë edhe ata të disa kompanive të mëdha energjetike, si: “MEPSO”, “ELEM”, “Rrugët e Maqedonisë”, “Hekurudhat e Maqedonisë”, “Agjencia e Barërave”, Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, të shtëpive të shëndetit, të institucioneve kulturore e të tjerë.

I ashtuquajturi “operacioni fshesa” ishte paralajmëruar prej disa kohësh nga shefi i ekzekutivit. Ai nuk ka kursyer kuadro nga të gjitha partitë në pushtet, përfshirë edhe ato shqiptare.

Argument i Zaevit ishte se drejtuesit e shënjestruar nuk kishin dhënë rezultate, megjithatë disa prej tyre largohen edhe për shkak të riformatimit të institucioneve, ku kanë ushtruar funksionet, siç është rasti me Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim, qe transformohet në Agjenci të Sigurisë Kombëtare.

Zaev është përballur së fundmi me një valë kritikash nga opozita por edhe nga opinioni i gjerë për mungesë të rezultateve në punën e qeverisë dhe mosrealizimin e premtimeve të bëra gjatë fushatës zgjedhore.

Në fillim të korrikut ai bëri dhe një riformatim të qeverisë, por opozita as në atë rast nuk u kënaq, duke e cilësuar nismën e tij thjesht si një “farse”.

Njohësi i zhvillimeve politike, Armen Muja, në një intervistë për DW-në, ka deklaruar se strukturat e reja të BE-së reflektojnë ndryshim të boshtit të influencës në BE.

“Zgjedhja e Ursula von der Leyen në postin e Presidentes ngjallë shpresën për integrimin më të shpejtë të Kosovës. Ndërsa skepticizmin shton propozimi që shef i diplomacisë evropiane të zgjidhet Minsitri i Jashtëm spanjoll, Josep Borrell, sepse ky vend nuk e njeh Kosovën”, thotë Muja.

“Qëndrimi francez kundër zgjerimit dhe qëndrimi spanjoll kundër pavarësisë së Kosovës e zbehin skajshmërisht influencën e BE-së në përgjithësi dhe në dialogun Prishtinë-Beograd në veçanti”, pohon Armend Muja, duke shtuar se shpresa ngjallë fakti që në krye të Komisionit Evropian, është një gjermane Ursula von der Leyen.

“Von der Leyen është një nga figurat me adekuate në këtë kohë. Ajo e njeh mirë Kosovën dhe rëndësinë e aleancës Perëndimore. Roli i saj mund të jetë vendimtar për të siguruar një urë lidhëse në çarjen evidente transatlantike, e cila manifestohet edhe në Kosovë”, shprehet Muja.

Top Channel