BE ndëshkon Turqinë/ I vendos sanksione për shpime në ujërat kombëtarë të Qipros

16/07/2019 18:16

Paralajmërimi i Aleksis Tsipras u përmbush: Bashkimi Europian u rreshtua në krah të Qipros në grindjen territoriale për gazin.

Brukseli vendosi mbi Ankaranë sanksione si dhe pezullimin e kontakteve mes zyrtarëve të nivelit të lartë. Atyre që i përshkruan si shpime turke për gaz në ujërat kombëtare qipriote, ministrat e jashtëm të BE iu përgjigjën me pezullimin e ndihmës 164 milion dollarëshe për Turqinë dhe tërheqjen nga bisedimet e marrёveshjes mbi hapёsirёn ajrore. Blloku i ka kërkuar madje edhe Bankës Europiane të Investimeve të rishikojë huadhënien për këtë vend, e cila në 2018-tën mbërriti në gati $434 million.

Turqisë iu bё thirrje sёrish qё të frenojë aktivitetet e kërkimit për gaz në brigjet qipriote e të veprojë në frymën e fqinjësisë së mirë, duke respektuar sovranitetin e ishullit, në përputhje me te drejtën ndërkombëtare.

Sanksionet e BE-së vijnë në kohën kur Turqia përballet edhe me rrezikun e masave të ngjashme nga ana e Shteteve të Bashkuara, të zemëruara nga blerja e sistemeve antiraketore ruse prej Ankarasë. Megjithatë, ministri i jashtëm turk Mevlut Cavusoglu u përpoq ta minimizonte lëvizjen e Brukselit, duke thënë se ajo kërkon vetëm të qetësojë Qipron, dhe nuk ka sipas tij, ndonjë rëndësi të madhe.

‘BE-ja ka nevojё pёr ne lidhur me çёshtjet e emigracionit e tё tjera. Janë detyruar ta marrin kёtё vendim tё pavlerё nёn presionin e greko-qipriotёve e tё Athinёs’, tha ai.

Turqia dёrgoi pёrpara dy muajsh anijen e parё eksploruese prane brigjeve qipriote, njё lёvizje kjo e konsideruar e paligjshme nga BE-ja, por jo nga Ankaraja qe i sheh si legjitime shpimet nё ujrat territorial tё qipros veriore, ndërsa ndezi sёrish tensionet disa ditё mё parё kur dёrgoi njё anije tё dytё nё zonё.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA