Partia Demokratike denoncoi se në Tiranë në 30 qershor është manipuluar 1/3 e pjesëmarrjes, ndërsa akuzoi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve se nuk shfaq të dhënat online, me qëllimin manipulimin e rezultatit.

“Mashtrimi nuk është me 10 mijë votues, se kaq janë vetëm votat e pavlefshme. Manipulimi është me rreth 66 mijë votues ose thënë ndryshe gati sa 1/3 e atyre që ka shpallur Komisioni Qendror i Vjedhjeve. Numri real i qytetarëve të Tiranës që votuan në 30 qershor është 105 mijë dhe jo 171 mijë. Në video tregohet qartë se në vititn 2017, të dhënat ishin qendër për qendër, në kohë reale, sapo mbaronte numërimi, ndërsa sot, është vetëm një foto. Kamikazët e Edi Ramës në Komision Qendror të Vjedhjeve dhe kudo tjetër do të mbajnë përgjegjësi penale!”, është shprehur Ivi Kaso.

Brenda pak minutash demokratët dolën me një denoncim të dyte. Pasi Edi Rama u shfaq krah uniformave blu, Partia Demokratike bëri publike emrat e 16 policëve që sipas selisë blu i shërbejnë Edi Ramës, për krime zgjedhore.

“Rama si kryetar i bandës 339-184, po përdor për represion ndaj shqiptarëve kupolën e Policisë së Shtetit, e cila është e njëjta bandë e Sigurimit të Shtetit që përdori diktatura në 2 korrik 1990. Mjeti i represionit të Edi Ramës kundër 85 % të shqiptarëve janë kuadrot e dalë nga Shkolla e Sigurimit të diktaturës komuniste”, është shprehur Gent Strazimiri.

Policët e denoncuar nga PD:

1.Gjovalin Loka (Shkolla e Sigurimi)

2.Niko Brahimaj (Shkolla e Sigurimit)

3.Artan Bajraktari (Shkolla e Sigurimit)

4.Rebani Jaupi (Shkolla e Sigurimit)

5.Xhevahir Çeloaliaj (Shkolla e Sigurimit)

6.Hasan Ahmetaj

7. Skender Kalemi (Shkolla e Sigurimit)

8.Edomnd Tarkaj (Shkolla e Sigurimi)

9. Albert Dervishi (Shkolla e Sigurimi)

10.Neritan Nallbati

11.Sali Skura (Shkolla e Sigurimit)

12. Arben Keshi (Shkolla e Sigurimit)

13. Robert Aga

14. Boge Bodini (Shkolla e Sigurimit)

15. Sokol Çela

16. Ilir Musta (Shkolla e Sigurimi)

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA