Wake Up/ Rrjetet sociale po i shtyjnë të rinjtë drejt botoksit dhe operacioneve plastike!

01/07/2019 13:13

Vitet e fundit rrjetet sociale janë shndërruar në format më të përhapura të promovimit dhe të ekspozimit për secilin prej nesh, veҫanërisht për të rinjtë.

Filtrat që përdoren në Facebook, Instagram, Snapchat apo Tinder na bëjnë të dukemi perfektë dhe për këtë arsye shumë të rinj po bëjnë ndërhyrje në imazhin e tyre. Në analizë u morën rreth 252 persona, mesatarisht rreth 25 vjeҫ, të gjithë përdorues të rregullt të të gjitha rrjeteve sociale. Studiuesit në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit Johns Hopkins, treguan se të rinjtë janë të prirur që të korrigjojnë defektet veҫanërisht në fytyrë, pasi ajo ekspozohet edhe më shumë. Të dhënat tregojnë se vetëm vitin e kaluar, amerikanët shpenzuan rreth 2.95 miliard dollarë për botox, ndërkohë që kjo shifër ishte vetëm 1 miliard dollarë në vitin 2012. Ekspertët thonë se njerëzit nxiten që të korrigjojnë fytyrat e tyre sepse ndihen të papërshtatshëm për rrjetet sociale, madje përjetojnë edhe shqetësime emocionale për këtë arsye. Të rinjtë besojnë se vetëm kirurgët plastikë mund t’i bëjnë ata të ndihen mirë fizikisht dhe emocionalisht dhe të mos kenë varësi nga filtrat që janë të detyruar të përdorin.

Top Channel