Wake Up/ “O skifter”,”O njish”, “Ckm plako”, emoji-t tani flasin edhe shqip

01/07/2019 13:06

Tomi Kallanxhi është ideator i aplikacionit më të ri që flet shqip dhe që quhet “Ngjitësat”.

Emojis apo figurat tashmë janë të pashmangshme në komunikimin tonë në rrjetet sociale. Për disa nuk kanë kuptim, të tjerë i përdorin thjesht për të mos u lodhur duke shkruar, e të tjerë kanë emoj-itn e tyre të preferuar që përdorin më shpesh dhe që simbolizojnë sjellje të ndryshme. Aplikacioni “Ngjitësat” ka bërë pjesë të tij shprehjet apo figurat më argëtuese që ne përdorim në përditshmër si p.sh.. “Mi kpute telat”, “O skifter”, “T’rujt Kisha e Laçit”, “O njish”, “Ckm plako”, “Piramida”, “Bunker”, “Skëndërbeu”, Tirana etj,. Ky aplikacion do të vazhdojë të pasurohet edhe me “ngjitësa” të rinj.

Top Channel