Sot në Shqipëri mbahen zgjedhjet vendore për 61 kryetarët e bashkive. Në këto 30 vite këto janë zgjedhjet e para ku opozita më e madhe në vend nuk merr pjesë.
Top Channel do të jetë sot në një transmetim maratonë që në këto çaste, kur sapo janë hapur qendrat e votimit, do të përcjellim informacionet nga i gjithë vendi me të dërguarit tanë përmes lidhjeve të drejtpërdrejta, si edhe do të komentohen me të ftuar të shumtë në studio zhvillimet gjatë gjithë ditës.
111 gazetarë, kameramanë dhe bashkëpunëtorë të Top Channel ndodhen aktualisht të shpërndarë në gjithë Shqipërinë për të ndjekur këtë proces. Ndërsa këtu në Top Channel puna ka nisur ende pa lindur dita.
Transmetimin maratonë do të mund ta ndiqni LIVE edhe në kanalin tonë të Youtube.
Top Channel