Ashtu siç pritej, Partia Demokratike nuk e ka pranuar shifrën e publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për pjesëmarrjen e qytetarëve në votimet e 30 qershorit.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi deklaroi nga selia blu se pjesëmarrja në votime ishte 15.12%. Bardhi lexoi edhe rezultatet, sipas PD-së, në të gjitha bashkitë e vendit.

Edhe kryeopozitari Lulzim Basha deklaroi në konferencë se 85% e shqiptarëve i braktisën votimet moniste dhe i dhanë goditje kryeministrit Edi Rama.

KQZ deklaroi pak minuta më parë se pjesëmarrja në zgjedhje arriti në 21.6%.

  “Dora ime është e shtrirë”/ Rama i hapur për marrëveshje me opozitën

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA